Përsëri

Për shkak të COVID-19: Anulohen fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës

Për shkak të përkeqësimit të situatës ditëve të fundit dhe numrit të shtuar të të prekurve me COVID-19, aeroporti i Prishtinës përsëri ka anuluar fluturimet – të parapara të fillonin me 16 qershor.

Për shkak të COVID-19: Anulohen fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka anuluar të gjitha fluturimet e datës 16 qershor, për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19.

Në një njoftim në Facebook thuhet se për rezervimet dhe detaje tjera rreth fluturimit pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore.

Ndryshe, sot më herët kreu i PDK-së Kadri Veseli ka kërkuar nisjen e menjëhershme të fluturimeve nga aeroporti “Adem Jashari” në kohën kur diaspora jonë fillon të kthehet për pushime verore në vend.