Për shkak të situatës me pandeminë nga sot pezullohen operimet jo urgjente

Për shkak të situatës me pandeminë nga sot pezullohen operimet jo urgjente

Operimet jo urgjente do të pezullohen për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

Kështu ka deklaruarDrejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, Valbon Krasniqi.

Po ashtu, edhe ambulanta specialistike do të reduktohen në 50 për qind.

“Kërkojmë ndjesë edhe ndaj punëtoreve shëndetësorë pasi jemi detyruar të ndërpresim edhe pushimet e tyre vjetore që të kemi personel të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve”, ka deklaruar Krasniqi në RTV Dukagjini

Ai gjithashtu kërkoi që pacientët të kërkojnë ndihmë mjekësore edhe nëpër Qendra Familjare.

“Edhe në të kaluarën kemi parë që ka funksionuar mirë trajtimi i pacientëve në QMF”.

Gjatë ditës së fundit u raportuan 1 mijë e 682 infeksione me COVID-19.

U regjistruan edhe 11 vdekje të reja, si dhe 263 të shëruar.

Rastet aktive tash janë 19 mijë e 695. /Insajderi.com