Për të hyrë në Shqipëri nuk kërkohet asnjë dokument për COVID-19

Për të hyrë në Shqipëri nuk kërkohet asnjë dokument për COVID-19

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se nuk kërkohet asnjë dokument i veçantë për COVID-19 për të hyrë në vend, shkruan Insajderi.

Kjo është bërë e ditur pas lehtësimit të masave kundër Coronavirusit.

“MEPJ njofton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar Shqipërinë, nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë”, thotë Ministria.

Duke filluar nga 15 qershori i këtij viti do të lejohen grumbullimet në ambientet e jashtme deri në 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik.

Ndërkaq, duke filluar nga 1 korriku 2021 ora policore zbatohet nga ora 24 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

“Orari për muzikën nuk ndryshon, do mbetet ora 22:00”, thuhet më tej në njoftim./Insajderi.com