
Shtatores së heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që ndodhet në sheshin e qendrës së Prishtinës, mu branë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, dikush ia ka mbyllur sytë me një leckë të bardhë, njofton Kosovapress, transmeton Insajderi.
I njëjti veprim është aplikuar edhe në shtatoren e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës e po ashtu edhe në shtatoren e heroit kosovar, Zahir Pajazitit.
Qëllimi që qëndron prapa këtij veprimi siç njofton Kosovapress, është që këto figura të shquara historike e politike, “figurativisht” të mos e shohin atë që po ndodh në Kosovë, veçanërisht në skenën politike.
Për këtë veprim me elemente aktiviste, ende askush nuk ka marrë autorësi. /Insajderi.com