Abrashi për PSD-në: Dihet kush merret me Fake News e profle të rreme në Facebook

Abrashi për PSD-në: Dihet kush merret me Fake News e profle të rreme në Facebook

Mundësia që në Prishtinë të ketë përsëritje të balotazhit, ka nxitur përplasje të reja ndërmjet Partisë Socialdemokrate dhe LDK-së, më saktësisht Arban Abrashit.

Pas raportimeve se Komisioni i Venecias ka rekomanduar që në Prishtinë të përsëritet balotazhi, ka pasur reagime nga krahu i Shpend Ahmetit.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri e ka akuzuar LDK-në e Abrashin për “fake news”, transmeton Insajderi.

“LDK me “fake news”, po i bën presion Gjykatës Kushtetuese Lajmi për mendimin e Komisionit të Venedikut për balotazhin në Prishtinë është i pavërtetë. Është spekulim mediatik, si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, i sponzorizuar nga LDK e cila po vazhdon të sheh ëndërra fushate. Kjo tashmë u konfirmua”, ka shkruar fillimisht Tahiri.

“Do të ishte mirë që LDK të këndellet, të sheh kah e ardhmja, sado plagë që mund t’i ketë lënë e kaluara dhe veçanërisht humbja e Prishtinës. Ne presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, konform vullnetit qytetar të shprehur më 19 nëntor 2017”, ka thënë ai.

Por ndaj kësaj ka reaguar ish-kandidati për kreytar të Prishtinës, Arban Abrashi.

Ky i fundit ia ka përmendur PSD-së krijimin e profileve fake, hulumtim që u publikua kohë më parë në media.

Sipas të cilit dilte se mbi 300 profile falso janë hapur për t’i përkahur liderët e PSD-së.

Abrashi ka thënë se e mirëpret rekomandimin e Forumit të Venecias.

“Mirëpres rekomandimin e Forumit të Venecias, rreth kërkesës kushtetuese për përsëritjen e balotazhit për kryetar të Komunës së Prishtinës. Shpresoj në vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Dihet kush merret me fakenews, dihet kush hap qindra profile të rreme në FB, dihet kush po bënë ç’mos të mbet në pushtet!”, ka shkruar Abrashi në facebook.

Ndryshe LDK-ja e ka bërë ankesën në KQZ në mars të këtij viti, për parregullsi gjatë procesit zgjedhor. /Insajderi.com