Me pesë vota pro janë përzgjedhur emrat e personave të cilëve i është pranuar aplikacioni dhe tani do të fillojë faza e intervistimit.
Kështu është votuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe peticione.
janë Edona Hajullahu, Naim Qelaj, Xhavit Shala janë tre kandidatët për të marrë detyrën e Avokatit të Popullit, njofton Insajderi.
Anëtari i këtij komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje kanë abstenuar tre deputetë.
Këtë veprim deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar si “pa koment”. /Insajderi.com