Përçarjet brenda LDK-së në Podujevë – flasin nga partia

Përçarjet brenda LDK-së në Podujevë – flasin nga partia

Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) në Podujevë kurrë më mirë se tash nuk ka qenë. Zyrtarë të LDK-së nga dega në Podujevë i kanë thënë Gazetës Insajderi se nuk ka përçarje brenda LDK-së në qytetin e Podujevës.

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fidan Rekaliu ka thënë se asnjëherë më mirë nuk ka qenë partia e tij në Podujevë.

“Kurrë ma mirë nuk ka qenë, unike krejt jem, një jem është hera e parë që e dëgjova këtë. Kjo nuk është e vërtetë hiq absolut”, ka thënë Reakliu për Insajderin.

Më herët u raportua në media se 27 kryetarë të nëndegëve të LDK-së kanë dhënë dorëheqje ndaj paknaqësive kundrejt, kryetarit aktual të degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu.

Derisa kujtojmë që zgjedhjet e brendshme në LDK në këtë vit kanë kaluar me incidente të shumta, ku në disa degë ka pasur edhe rrahje mes zyrtarëve të kësaj partie.

Ndërkohë që LDK deri para disa ditësh ka qenë në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re, mirëpo këto bisedime janë ndërprerë për shkakë të mos pajtimeve në mes të këtyre dy partive. /Insajderi.com