Përçarjet e mëdha kanë ndodhur në parti politike, LDK, PDK dhe LVV.
Ndarjet në partitë e mëdha kanë goditur shpesh skenën politike duke ndryshuar rrjedhen e fituesit të zgjedhjeve më pastaj.
Lidhja Demokratike e Kosovës, kishte shumë ndarje, por më e madhja njihet ajo e Nexhat Daçit i cili u largua nga LDK për ta formuar LDD-në, parti që mori mbi 10% të votave në zgjedhje, për ta dëmtuar LDK-në në zgjedhjet e vitit 2007 – diçka që përcaktoi fitoren e Hashim Thaçit në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2007. Në zgjedhjet tjera LDD nuk e kaloi pragun dhe shumë zyrtarë u kthyen në LDK.
Radha ishte e PDK-së që të ndahet, pas përçarjes në mes Hashim Thaçi me dyshen Limaj-Krasniqi, lindi Nisma Socialdemokrate, fillimisht përmes kandidimit të Iniciativës Qyetare për Malishëvë, PDK e kishte humbur Malishevën në zgjedhjet lokale të vitit 2013, por në viitn 2014 Nisma mori 5% të votave duke mos e rrezikuar fitoren e tretë të PDK-së në zgjedhje nacionale.
I pasukseshëm doli të jetë edhe përçarja e Lëvizjes Vetëvendosje. Në zgjedhjet e Qershorit 2017, LVV arriti si e vetme t’i marrë 27% të votave dhe diferenca mes saj dhe tri partive të bashkuara PDK-AAK-NISMA ishte vetëm 6% në fabor të PAN-it, më pastaj në zgjedhjet lokale të vitit 2017, LVV pos Prishtinës e fitoi edhe Prizrenin dhe Kamenicën. Por, përçarja filloi menjëherë pas zgjedhjeve lokale. 13 deputetë u larguan nga LVV dhe nga grupi parlamentar i këtij subjekti politik, për ta strukturuar Partinë Socialdemokrate, përjashtim Donika Kadaj-Bujupi që kaloi në AAK.
Partia Socialdemokrate nuk arriti sukses në vitin 2019 përkundër se ishte në një listë me AAK, ky subjekt politik nuk përfaqësohet me asnjë deputet në Kuvendin e Kosovës.
Paritë e mëdha kanë përjetuar ndarjet e rënda që përgjithësisht nuk është që ka pasur pësime të mëdha nga to.
LDK po rrezikon dhe një ndarje tjetër në kohën kur Këshilli Përgjithshëm i LDK-së, shkarkoi, Vjosa Osmanin, nga pozitat drejtuese të partisë. /Insajderi/