
Festa e pavarësisë së Shqipërisë, i ka gjetur shqiptarët e Mitrovicës në mesin e një proteste të serbëve lokalë lidhur me taksën doganore të Kosovës ndaj produkteve serbe.
Serbët e veriut kanë filluar të mblidhen për të marrë pjesë në protestën e tretë kundër taksës prej 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia. Ata kanë thënë do të vazhdojnë të mbahen protesta të tilla deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Protesta e organizuar në Mitrovicën Veriore e ka mbushur qytetin me flamuj të Serbisë dhe parulla kundër insitucioneve të Kosovës.
Ndërkaq, aty afër në Lagjen e Boshnjakëve shihen flamuj shqiptarë që janë vendosur për nderë të festës së sotme.