Përdhoset flamuri grek në një restorant në Prishtinë

Përdhoset flamuri grek në një restorant në Prishtinë

“Ky flamur nuk ka vend në trojet e Shqipes” dhe “Çamëria është Shqipëri”, janë dy letrat që u gjetën të hënën në mëngjes mbi flamurin e Greqisë, i cili ndodhet te hyrja kryesore e një restoranti në Prishtinë. Për më tepër, edhe flamuri grek është shënuar me grafite që mbajnë firmën LSHB – Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar.

Flamuri i Greqisë, i vendosur në murin e një restoranti me meny greke në Prishtinë, ka qenë cak i një përdhosjeje me grafite nacionaliste, mëngjesin e së hënës.

Përveç grafiteve të shenjës X mbi flamurin grek, është shënuar edhe LSHB – shkurtesë e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar – organizatë nacionaliste nga Shqipëria.

E, edhe dy letra ishin lënë si mesazh mbi flamurin grek të vendosur në lokalin në rrugën “Meto Bajraktari” të kryeqytetit kosovar. Në to shkruhej “Ky flamur nuk ka vend në trojet e Shqipes” dhe “Çamëria është Shqipëri”.

ex

Policia, pasi që është raportuar rasti, ka dalë në vendin e ngjarjes, mëngjesin e të hënës, tregon për Gazetën Express njëri prej drejtuesve të lokalit.

Ai thotë se janë të shqetësuar nga ky veprim i kësaj organizate.

Sipas tij, përdhosja e flamurit nuk nënkupton sulm vetëm ndaj biznesit së tij me meny greke, por është sulm ndaj shtetit grek.

“Përdhosja e flamurit nuk është vetëm sulm ndaj nesh si restorant. Ky është sulm ndaj flamurit dhe shtetit grek”, thotë Fanoli.