fbpx

Përdhunuan një turiste, arrestohen 12 persona

Përdhunuan një turiste, arrestohen 12 persona

Dymbëdhjetë qytetarë izraelitë u arrestuan në Qipro me akuzën për përdhunimin e një turiste 19 vjeçare britanike, në një hotel në vendpushimin popullor të Ayia Napa, në pjesën juglindore të ishullit, natën e të martës.

Sipas një zyrtari të policisë, tre prej tyre kanë pranuar se kanë patur marrëdhënie seksuale me adoleshenten, ndërsa 9 të tjerë pretendojnë se janë të pafajshëm.

Nuk është ende e qartë nëse të dymbëdhjetë të akuzuarit e njihnin njëri-tjetrin. Policia e Famagusta, në vendin e krimit, ka gjetur prova që i implikojnë të 12 të akuzuarit, të cilët do të dalin para trupit gjykues ditën e sotme.

Sipas “Daily Mail”, grupi i të rinjve mes moshës 16 dhe 18 vjeç, e sulmoi vajzën rreth orës 12.30 të së mërkurës në një hotel ku ata po qëndronin në vendpushimin e Ayia Napa.

Vajza tha se djemtë e mbajtën atë dhe e sulmuan në një dhomë të hotelit duke qeshur dhe duke xhiruar me telefonat e tyre. Ndërsa lajmi i sulmit u përhap, turistët britanikë filluan të sulmonin izraelitët, të cilët mendonin se ishin të përfshirë.

Vajza tha se kishte qenë në një parti me një nga djemt të cilët ajo e kishte takuar tre ditë më parë dhe kishte fjetur me të shumë raste, njoftoi “Ynet Neës” e Izraelit. Palë ranë dakord të ktheheshin në dhomën e tij dhe njëherë brenda, hynë 11 të tjerë dhe nisën sulmin e tyre, tha ajo në denoncimin e saj në polici.

Dokumentet e gjykatës treguan se gruaja pësoi gërvishtje ndaj këmbëve të saj që ishin ‘rezultat i traumës’. Seanca gjyqësore, e cila u mbajt me dyer të mbyllura, për shkak se disa izraelitë janë të mitur, ishte të përcaktonin nëse ato mund të mbahen në paraburgim për një javë shtesë derisa zyrtarët po kontrollojnë provat e ADN-së që ata kanë dhënë.

Ayia Napa është një vendpushim me një atraksion shumë të lartë turistik, një lloj Ibiza, i cili tërheq çdo vit mijëra të rinj nga e gjithë bota.