Përdorimi i monedhës virtuale “Bitcoin” në Kosovë

Përdorimi i monedhës virtuale “Bitcoin” në Kosovë

Që nga rritja e çmimit të monedhave virtuale, në Kosovë është rritur interesimi për këtë shërbim, por bashkë me të edhe paralajmërimet për rrezikun që përbën investimi i parave në mënyrë virtuale.

Një kompani në Prishtinë tashmë ka instaluar një aparat për blerjen e monedhës virtuale Bitcoin, që llogaritet i pari në rajon.

Ndërsa institucionet e shtetit bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, ekspertët thonë se përdorimi i valutave virtuale është një mundësi më e madhe për zhvillimin e shtetit të Kosovës./Zëri i Amerikës