Përfaqësuesi i Bashkimti Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Qeveria duhet të tregojë kujdes në procesin e vettingut në drejtësi.
Kjo për shkak se ekzistojnë disa mekanizma për t’u kryet vetting, për këtë duhet tepër përqendrim në përdorimin e tyre.
“Në vend se të investojnë në gjetjen e instrumenteve të reja, mënyra më e mirë e mundshme dhe më efektive do të ishte përdorimi efektiv i atyre ekzistuese”, tha ai për Telegrafin.
Ai shtoi po ashtu se një masë e tillë duhet të fillohet vetëm nëse ekzistojnë të gjitha kushtet e nevojshme.
Szunyog foli edhe për koncept-dokumentin e Qeverisë rreth konfiskimit të pasurive të pajustifikueshme.
“Ne shpresojmë të marrim draftin e parë të ligjit dhe ta vlerësojmë atë. Masat e reformës të parashikuara në të duhet të jenë në pajtim me parimet e parashikuara në Kushtetutën e Kosovës dhe të drejtat themelore të individëve”, deklaroi ai.
Parita në pushtet; Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar konfiskim të pasurive të cilat nuk justifikohen si dhe vetting në drejtësisë. /Insajderi.com