Përfaqësuesi i OSBE: I brengosur për shkak të presionit ndaj KoSSev dhe redaktores së tij

Përfaqësuesi i OSBE për liri të medieve nga zyra në Vjenë, Harlem Desir ka shprehur brengosje për shkak të dy incidenteve të paradokohshme të drejtuara ndaj portalit KoSSev.

Përfaqësuesi i  OSBE: I brengosur për shkak të presionit ndaj KoSSev dhe redaktores së tij

Desir përkujton se është ndaluar redaktorja e portalit KoSSev për shkak të shkeljes së pretenduar të orës policore, si dhe incidentin e dytë më 9 prill, kur shefi i të ashtuquajturit shtab i krizës së Mitrovicës, Aleksandar Spiriq e ka akuzuar portalin KoSSev për shkak të raportimit të drejtëpërdrejtë të konferencës për medie të këtij shtabi, e cila u mbajtë një ditë më parë.

“Jam i brengosur për shkak të arrestimit të Tatjana Llazareviqit dhe mënyrës së si “autoritetet lokale” në Mitrovicën e Veriut po qasen ndaj portalit KoSSev. Gazetarët luajnë rolin kyç gjatë kësaj krize shëndetësore duke ofruar informata vitale për publikun. Prandaj qasja në informata dhe mjedis të lirë të punës  është me rëndësi kyçe dhe ato duhet të jenë gjithmonë të siguruara”, ka thënë Desir.

Ai ka shtuar se çfarëdo lloji i presionit ndaj gazetarëve ka pasoja mometale – jo vetëm për ata, por edhe në të drejtën që publiku ka për informim./Insajderi.com.