Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi ka thënë se paratë për mbajtjen e zgjedhjeve gjenden lehtë, shkruan Insajderi.
Rrustemi ka thënë se është normale që KQZ mos të mos ketë buxhet të planifikuar për zgjedhje pasië ato janë të paparishikuara në kohë.
“Ndarja e buxhetit për zgjedhje është veprim tërësisht teknik. Për më tepër, këtë mund ta bëjë Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancë të rregullt apo të jashtëzakonshme e në procedurë të rregullt si përgjigje në kërkesën e KQZ-së për mjete financiare shtesë”, ka thënë ai.
Rrustemi nga VV ka shtuar se zgjedhjet nuk ndjekin buxhetin por buxheti zgjedhjet.
Ministri i Drejtësisë nga PDK-ja, Abelard Tahiri, në mbledhjen e sotme të thirrur nga kryeministri i dorëhequr ka deklaruar se nuk mund të shkohet në zgjedhje.
Ai ka thënë se nuk ka buxhet për organizim të zgjedhjeve./Insajderi/