Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, u pyet nga një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nëse mandati i deputetit Etem Arifi, ishte i pavlefshëm atëherë kur Kuvendi ishte me 119 vota të vlefshme, njofton Insajderi.
Derisa po vazhdon seanca në Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti, anëtarja e Kushtetueses ka pyetur Sallahun se a ka paraqitur shumicë numri prej 60 votave për qeverinë, nëse të vleshme ishin 119 mandate, kur matematikisht i bie që qëndron.
Një pyetjeje të tillë Sallahu iu përgjigj duke thënë se pala që përfaqëson ai është e bindur se vota e Arifit për qeverinë ka qenë e pavleshme, mirëpo se a ishte mandati i vleshëm, kjo është çështje që duhet ta vendos Kushtetuesja.
Për këtë çështje ka folur edhe Artan Murati, përfaqësues i Kuvendit të Kosovës, konkretisht kryetares Vjosa Osmani, duke thënë se bazuar në praktika, 60 plus një vota duhen që qeveria të kalojë në Parlament. /Insajderi.com