Përfaqësuesi Special i OKB-së rikonfirmon përkushtimin për personat e pagjetur

Përfaqësuesi Special i OKB-së rikonfirmon përkushtimin për personat e pagjetur

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka rikonfirmuar edhe një herë përkushtimin e OKB-së për të mbështetur kërkimin e personave të pagjetur.

“Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë e personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur në Kosovë. Familjet kanë të drejtë ta dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre. Kjo është një e drejtë themelore e njeriut”, tha Tanin.

Ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe 1,658 persona si rezultat i konfliktit të viteve 1998/1999 në Kosovë.

Për më tepër Tanin thotë se UNMIK-u do të vazhdojë të mbështesë Grupin Punues për Persona të Pagjetur dhe të ndihmojë familjet e personave të pagjetur, veçanërisht nëpërmjet financimit të Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur në Prishtinë, gjatë vitit të ardhshëm.