Përfaqësusesi i shqiptarëve në Leposaviq ka një lutje për Qeverinë Kurti: Furnizona me pako ushqimore

Përfaqësusesi i shqiptarëve në Leposaviq ka një lutje për Qeverinë Kurti: Furnizona me pako ushqimore

Përfaqësuesi i fshatrave me shumicë shqiptare në Leposaviq , Shaqir Hetemi, në një intervistë për InDoks ka thënë se ata pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme janë duke u përballur me pengesa për të shkuar në Mitrovicën e Jugut, ku atje banorët shqiptarë shkojnë për tu furnizuar me gjëra ushqimore dhe për të marrë trajtime mjekësore.

Hetemi i ka bërë lutje Qeverisë së Kosovës, që ti vizitojë poashtu edhe ti pajis me pako ushqimore, jo vetëm shqiptarët por të gjithë komunitetet pa dallime etnike.

“Para dy ditëvë e kami pasur në vizitë Kadri Veselin, që ishte për ta parë gjendjen tonë që jemi në këtë situatë. Nga ana e Komunës së Leposaviqit nuk kemi marrë asnjë mbështetje, absolutisht as nuk janë ardhë as në vizittë e as na kanë telefonuar apo diçka. Nga Qeveria e Kosovës nuk kemi pas asnjë mbështetje, jo deri më tani. Kisha kërku Qeverisë së Kosovës, pasi Kurti është kryeministri i ynë, pavarësisht anës politike, kërkoj nga ai që të merr masa që të financoj jo vetëm shqiptarët me pako ushqimore po edhe komunitetet serbe, komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas”, ka thënë Hetemi./InsajderiInDoks