Përfitimi i dyfishtë i Fatmir Limajt nga vendimi për rritje page

Përfitimi i dyfishtë i Fatmir Limajt nga vendimi për rritje page

Familja e Fatmir Limajt ka përfituar shumë nga vendimi i para dy ditësh i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në cilësinë e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, sipas vendimit për rritjen e pagës do të marrë pagë mujore prej 2500 eurosh.

Përveç tij nga një post tjetër qeveritarë përfiton edhe djali i tij, shkruan Insajderi.

Durim Limaj, i cili para pak ditësh u emërua  Këshilltar i Lartë Politik i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, nga janari do të marrë pagën me rritje.

Nga buxheti i shtetit ai do të marrë 1050 euro në muaj.