I përfoluri si votues i PAN-it thotë se do t’i qëndrojë besnik partisë

I përfoluri si votues i PAN-it thotë se do t’i qëndrojë besnik partisë

Deputeti i zgjedhur nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Labinot Tahiri, me një fotografi që e ka bërë sot me shefin e tij në parti, Behgjet Pacolli, ka treguar se do t’i qëndrojë besnik atij.

Pacolli dhe AKR-ja e tij ka marrë qëndrim që të vazhdojë rrugën bashkë me koalicionin parazgjedhor, LAA.

“Ndonjëherë, kur qante ‘Erdogan’ apo ‘Obama’, për vendet e tyre dhe miqtë e tyre për ta nuk bënin shaka, por me mua kishte shaka se kështu ndodh me neve shqiptarët vetëm njeriun tonë e përbuzim!!! Por me mua e kanë dhe do ta kenë të kotë përgjithmonë”.

Ai e ka falënderuar publikisht se ia hapi dyert në skenën politike, prandaj ka thënë se nuk mundet që këtë ta përbuzë.

“Pas disa kohe, pa pritur në aspektin politik, bile edhe human, doli ky njeri i cili e çmoi veprimtarinë time si Labinot Tahiri, duke besuar shumë se unë mund t’i shërbej vendit tim! Mendoj se jam shërbyes i mirë i këtij vendi ashtu do të vdes”.

“Unë tani jam i zgjedhur nga populli si Deputet, por numrin 10 në zgjedhjet e Qershorit e kisha nga Behgjet Pacolli. Këtij njeriu do t’i qëndroj besnik ashtu sikurse jam deri më sot”, është shprehur Tahiri./Insajderi.com