Përfshihet nga flakët një shtyllë elektrike në Prishtinë – Dalin pamjet

Përfshihet nga flakët një shtyllë elektrike në Prishtinë – Dalin pamjet

Sot rreth orës 17:43, raportohet se një shtyllë elektrike është përfshirë nga zjarri në Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.

Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 17:43, në rrugën ,,Gazmend ZAJMI” është raportuar se një shtyllë elektronike është përfshirë nga zjarri. Policia ka shkuar në vend ngjarje”, ka deklaruar Krasniqi.

Tutje, për rastin janë njoftuar edhe zjarrfikësit dhe zyrtarët e KEDS-it ndërsa nuk raportohet për të lënduar.