
Një objekt banesor është përfshirë nga zjarri të hënën në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, njofton Insajderi.
Zëdhënësi i policies për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se nuk raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Borovci për Insajderi-n.
Ai tutje ka bërë të ditur se zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm.
Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, njoftoi Borovci./Insajderi.com