Një fabrikë në fshatin Siqevë të Prishtinës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së enjtes, njofton Insajderi.
Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Siqevë të Prishtinës. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.
Tutje, ajo njoftoi se zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, por zjarri ende nuk është lokalizuar./Insajderi.com