
Një lokal në Pejë, saktësisht në Çarshinë e gjatë është përfshirë nga zjarri.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi rastin për Insajderi-n.
Ai tha se nuk kanë informacion për ndonjë të lënduar.
“Policia është njoftuar se është duke u djegur një lokal. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, për momentin nuk kemi më shumë informacione se çka po ndodh”, tha ai. /Insajderi.com