Një objekt në Lipjan është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të së shtunës.
Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nga ky incident.
“Rreth orës 05:40, është raportuar për një objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit”, ka thënë ai për Insajderi-n.
Borovci tutje ka shtuar se ka dëme të konsiderueshme materiale.
“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”./Insajderi.com