Përfshihet nga zjarri një veturë në autostradë, brenda ishin tre fëmijë

Përfshihet nga zjarri një veturë në autostradë, brenda ishin tre fëmijë

Një veturë është përfshirë nga zjarri të dielën rreth orës 12:30 në fshatin Nikaj të Kaçanikut, shkruan Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se nga incidenti nuk ka të lënduar pasi që personat që kanë qenë brenda kanë arritur të dalin nga automjeti.

“Në veturë ishin një qifte shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe tre fëmijët e tyre, ku destinacioni ishte nga Hani i Elezit-Prishtinë , ka deklaruar ai.

Veseli tha se në vendngjarje ka dalë ekipi nga brigada e zjarrfikësve të Kaçanikut dhe policia po heton shkaqet për të zbardhur rastin./Insajderi.com