Përfundon takimi Kurti-Mustafa – s’ka marrëveshje

Përfundon takimi Kurti-Mustafa – s’ka marrëveshje

Ka përfunduar takimi ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

As sonte të dy partitë nuk janë marrë vesh për bashkëqeverisje, shkruan Insajderi.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë marrë vesh që takimet t’i vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“Jemi dakordu që t’i vazhdojmë takimet”, ka thënë Avdullah Hoti i LDK-së.

Në anën tjetër, Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, ka thënë se takimet do të vazhdojnë edhe nesër.

“Ne i kemi përafruar qëndrimet dhe besoj se para datës së konstituimit të Kuvendit – marrëveshja do të ndodh”./Insajderi.com