
Ministri i Tregtisë dhe anëtari i Nismës për Kosovës, Bajram Hasani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për lirimin nga akuzat e rastit MTPT, Fatmir Limajn.
Hasani ka thënë se “sot drejtësia erdhi në vend”.
“Përfundoi lufta e shtrigave ndaj Fatmir Limajt. Sot, u dëshmua se aktakuzat banale, proceset e montuara kurrë nuk do të triumfojnë”, ka thënë Hasani.
“Fatmir Limaj sot u shpall i lirë dhe i pastër si loti. Akuzat ndaj Limajt kanë qenë akuza të orkestruara politikisht dhe kanë pasur vetëm një qëllim degradimin e figurës së Komandat Çelikut.
Komandant, na presin shumë punë për ta bërë këtë vend”, deklaroi ministri i Tregtisë. /Insajderi.com