Përfundon aksioni i Policisë, arrestojnë kreun dhe disa zyrtarë të AZhB-së

Përfundon aksioni i Policisë, arrestojnë kreun dhe disa zyrtarë të AZhB-së

Ndalime të zyrtarëve të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë nga ana e Policisë së Kosovës janë parë gjatë ditës së sotme pranë objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton Insajderi.

Ndonëse ende nuk është bërë zyrtare, tetë zyrtarë të AZHB-së raportohet të jenë arrestuar nga ky aksion.

Dyshimet janë për marrje ryshfeti, ndërsa njëri nga të ndaluarit është edhe kryesefi i kësaj Agjencie, Agim Nuha.

Zyrtarë policorë tashmë kanë nxjerrë nga objekti një thes me dokumente.

Marrje ryshfeti në vazhdimësi për ndarje të subvencioneve kanë qenë dyshimet që kanë çuar në aksionin policor të enjten në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, transmeton Insajderi.

Ndonëse ende nuk janë bërë të ditura detajet, nga ana e policisë është konfirmuar aksioni që nisi në mëngjesin e së mërkurës.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë për Insajderi-n zëdhënësi i policisë, Baki Kelani. /Insajderi.com