Përfundon aksioni policor në Veri të Mitrovicës

Përfundon aksioni policor në Veri të Mitrovicës

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës me ç’rast janë arrestuar 19 policë dhe 9 qytetarë.

Njësitet e policisë tashmë janë duke u tërhequr nga vendi i ngjarjes, shkruan Gazeta Insajderi.

Përveç të arrestuarve si pasojë e këtij aksioni katër policë janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa një serb dhe një rus po ashtu të arrestuar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Në mesin e të arrestuarve në aksionin e sotëm është edhe Komandanti i Stacionit të Policisë në Zubin Potok. /Insajderi.com