Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të katërt në rastin ndaj Mustafës

Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të katërt në rastin ndaj Mustafës

Ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të katërt të mbrojtur në rastin kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Dëshmia e dëshmitarit me kodin W03594 kryesisht është dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun.

Gjykimi në këtë rast pritet të vazhdojë më 2 nëntor, kur pritet të dëgjohet dëshmitari i pesë.

Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa është arrestuar më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin se ka kryer krime lufte.

Në paraqitjen para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm./Insajderi.com