Përfundon intervistimi i Çekut në Hagë – flet avokati i tij

Përfundon intervistimi i Çekut në Hagë – flet avokati i tij

Ka përfunduar intervistimi i ish-komnadantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, në Prokurorinë e Specializuar në Hagë, njofton Insajderi.

Lajmin për përfundimin e intervistimit të tij e ka konfirmuar avokati i Çekut, Artan Qerkini.

“Z.Çeku është paraqitur para Prokurorit sot me datën 28.09.2020. Intervistimi i tij ka përfunduar. Kjo është e tëra që mund të ju them për momentin”, tha Qerkini.

Çeku sot bëri paraqitjen e tij të parë para Prokurorit të Specializuar dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. /Insajderi.com