Bordi i Postës së Kosovës ka dalur nga objekti ku po mbanin mbledhje pa thënë asgjë lidhur me vendimet." />

Përfundon mbledhja e Bordit të Postës

Përfundon mbledhja e Bordit të Postës

Bordi i Postës së Kosovës ka dalur nga objekti ku po mbanin mbledhje pa thënë asgjë lidhur me vendimet.

Vetëm njëri nga anëtarët e Bordit, Mentor Arifi, ka folur shkurt duke bërë të ditur se detajet do të jepen më vonë, shkruan Reporteri.net.

“Do të dalim me kumtesë”, ka thënë shkurt ai duke u larguar.

Siç u raportua, pjesë e kësaj mbledhjeje kishte qenë edhe ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, gjersa prezenca e policisë është shtuar për shkak të situatës së tensionuar.

Për këtë ka njoftuar edhe Posta e Kosovës e cila  përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur brenda objektit dhe para hyrjes së Postës, për çka ata thonë se nuk i dinë arsyet.

“Ju njoftojmë se aktualisht derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Përkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës kanë ardhur policia dhe janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës. Nuk e dimë arsyen për një veprim të tillë”, thuhet në njoftimin e Postës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se bordi i përkohshëm i Postës është emëruar javën e kaluar