Kurti: Me Mustafën do të takohem sa më shpejt që të mundem

Kurti: Me Mustafën do të takohem sa më shpejt që të mundem

Albin Kurti ka thënë se mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje që është mbajtur sot për rreth dy orë, do të vazhdojë edhe të mërkurën.

Pasi doli nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti foli shumë shkurt para mediave.

“Kemi filluar një mbledhje të Kryesisë, tash kemi mbledhje të tjera dhe do të vazhdojmë nesër mbledhjen e Kryesisë”, ka thënë lideri i Vetëvendosjes.

I pyetur në lidhje me një takim të radhës me Isa Mustafën, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje tha se do të takohet me Mustafën “sa më shpejtë që të mundet”.

“Komunikimet janë të vazhdueshme, do të takohemi sa më shpejtë që të mundemi”, ka deklaruar Kurti. /Insajderi.com