Përfundon mbledhja e Vetëvendosjes – këto janë hapat që do t’i marrin

Përfundon mbledhja e Vetëvendosjes – këto janë hapat që do t’i marrin

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se ka përfunduar mbledhja e kryesisë. Ata kanë bërë të ditur se do të veprojë sipas neneve të Republikës së Kosovës dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 84 pika 14 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, subjekti ynë do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër. Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Tutje ata kanë thënë se “Pas pranimit të shkresës sonë zyrtare, në respekt të Kushtetutës, Nenit 95 pika 1, dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese presim që Presidenti t’ia drejtojë Drekretin me propozimin tonë Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Po ashtu ata kanë njoftuar duke thënë se “kanë rifilluar bisedimet me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës”. /Insajderi.com