Përfundon në prangat e policisë një çift nga Gjakova

Përfundon në prangat e policisë një çift nga Gjakova

Një çift nga Gjakova është arrestuar të martën nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit kishin ofentuar njëri-tjetrin me fjalë banale, njofton Insajderi.

Të dyshuarit kishin pasur një mosmarrëveshje mes vete, pas së cilës kishin vazhduar ofendimet.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar Nysret Gjurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

“Me datën 08.12.2020, dy të dyshuarit burrë e grua kishin pasur mosmarrëveshje mes vete ku dhe kanë ofenduar njëri-tjetrin me fjalë banale. Mes çiftit nuk ka pasur kërcënime apo dhunë fizike, por vetëm ofendime dhe nënçmime drejtuar njëri-tjetrit”, tha Gjurkaj.

Tutje, ai njoftoi se të dyshuarës (bashkëshortes) i është ofruar ndihma mjekësore meqë e njëjta ishte e shqetësuar.

“E njëjta ka refuzuar të strehohet dhe me dëshirën e saj është kthyer ne shtëpi tek fëmijët e saj. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregulltë”, tha tutje Gjurkaj./Insajderi.com