Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbrëmjes së të hënës ka përmbyllur procesin e numërimit të votave me kusht, ndërsa gjatë mëngjesit të së martës ka filluar me numërimin e votave të ardhura përmes postës, njofton Insajderi.
Në paraqitjen e rezultateve të votave me kusht shihet se Lëvizja Vetëvendosje i prinë edhe kësaj liste të votimit, me shumicë prej 14 mijë e 939, duke u pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me gjithsej katër mijë e 997 dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me dy mijë e 944 vota.
Zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi, në një konferencë të mabjtur sot për media ka thënë se janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
“Numërimi i votave me kusht, i atyre me postë dhe përfundimi i disa procedurave tjera në QNR, shënojnë fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt”, ka thënë Elezi.
Ai shtoi se po punojnë maksimalisht që të përmbyllim procesin e numërimit edhe të këtyre fletëvotimeve.
Rezultati i votave me kusht: