Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave nga jashtë vendit, njofton Insajderi.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se nesër (e enjte) do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare.
“KQZ-ja do të shpall të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017.
Pavarësisht kësaj, kjo është një kohë rekord për faktin se si në asnjë proces tjetër, kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime (564) dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës”, shkruar ai në Facebook./Insajderi.com