Përfundon numërimi i votave të ardhura nga jashtë Kosovës – këto janë rezultatet e fundit

Përfundon numërimi i votave të ardhura nga jashtë Kosovës – këto janë rezultatet e fundit

Ka përfunduar numërimi i 13 mijë e 500 votave të ardhura nga jashtë Kosovës, ndonëse ende nuk janë përditësuar rezultatet përfundimtare për subjektet politike.

Megjithatë deri në këtë moment kur në sistem kanë hyrë të dhënat për 12 mijë 973 vota, Vetëvendosje prinë me 6850 vota, e ndjekur nga LDK-ja që ka marrë 2138 e PDK-ja që ka 2103.

Koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë 891 vota, ndërsa AAK-PSD kanë 550 vota deri tash./GazetaInsajderi/