Ka përfunduar për këtë vit gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Procesi gjyqësor ndaj tij – lidhur me akuzat për krime lufte – pritet të vazhdojë nga 18 janari i vitit 2021.
Gjykimi për sivjet ka përfunduar me dëgjimin e dëshmitarit të dhjetë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili ka dëshmuar nën masa mbrojtëse të sigurisë dhe pjesa më e madhe seancës është zhvilluar e mbyllur për publikun.
Çështja e ZPS-së në këtë rast gjyqësor pritet të përfundojë më 7 shkurt 2022.
Ndryshe, gjykimi ndaj Mustafës ka filluar me 15 shtator 2021. Deri tani kanë përfunduar dëshminë e tyre dhjetë dëshmitarë të ZPS-së, të gjithë të mbrojtur.
Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja dhe gjykimi ndaj tij është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 12 qershor 2020./Insajderi.com