Përfundon numërimi i votave në të gjitha vendvotimet në Kosovë

Përfundon numërimi i votave në të gjitha vendvotimet në Kosovë

Numërimi i fletëvotimeve nga të gjitha vendvotimet në Kosovë ka përfunduar, ndërsa ka mbetur të procedohen edhe rreth 1% e të dhënave në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhje, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

Ndërkohë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon të pranohet materiali i ndjeshëm zgjedhor që është përdorur gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Numërimi i fletëvotimeve nga vendvotimet ka përfunduar të dielën në mbrëmje dhe në ëeb faqen e KQZ-së janë procesuar të dhënat e pothuajse 99% të vendvotimeve, kanë mbetur disa vendvotime numër i vogël rreth 40 prej tyre të dhënat e të cilave do të përditësohen do të ngarkohen në ëeb faqe gjatë ditës së sotme”, ka deklaruar Elezi për KP.

Ndërkohë në pritje për numërim mbesin votat me kusht dhe ato me postë.

Nga zgjedhjet e djeshme, me numërimet e deritanishme parti fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje./Insajderi.com