
Pas rritjes së taksës ndaj produkteve të Serbisë, në Veriun e Mitrovicës serbët kanë protestuar edhe sot për herën e dytë.
Në këtë protest kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e lartë të Listës Serbe si Goran Rakiq, Igor Simiq e Nenad Rikalo.
Në fjalën e tij para protestuesve, Rakiq kërkoi që taksa të hiqet menjëherë, transmeton Insajderi.
Ai tha se me këto vendime po u rrezikohet jeta serbëve në Kosovë.
Për këtë shkak kryetarët e katër komunave me shumicë serbe sot dhanë dorëheqje.
Kurse Insajderi më herët raporti gjithashtu se serbët pritet të vendosin edhe barikada. /Insajderi.com