Përfundon Provimi i Maturës Shtetërore – KSHM vlerëson se është kryer me sukses

Përfundon Provimi i Maturës Shtetërore – KSHM vlerëson se është kryer me sukses

Komisioni Shtetëror i Maturës e ka vlerësuar të suksesshëm mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore 2020, i cili këtë vit është organizuar për mbi 26 mijë maturanë në rrethana të pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.

Sipas këtij komisioni, raportet e para nga të 25 komunat, respektivisht nga të 184 qendrat ku është organizuar Testi, tregojnë se gjithçka ka shkuar sipas planifikimit të mbajtjes së testit në rrethana pandemie.

KSHM ka konstatuar se tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit nëpër rrjetet sociale, këtë vit kanë qenë dukshëm më të vogla se në vitet e kaluara, ndërsa nuk është paraqitur ndonjë vështirësi, e cila do ta dëmtonte procesin. /Insajderi.com