Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Skënder Krasniqit i cili dyshohet se ka vrarë djalin e tij, Albertin.
Pas seancës avokati i Krasniqit, Ramiz Krasniqi i tha Gazetës Online Insajderi se vendimi pritet të merret brenda një kohe të shkurtër.
“Nuk është marrë vendim për caktim të masës së paraburgimit apo jo pritet të merret brenda 30 minutave”, tha ai.
Avokati shoi po ashtu se babai i Albertit nuk është në gjendje as pak të mirë.
Dje gjatë varrimit nëna e sipërmarrësi të ndjerë ishte alivanosur.
Albert Krasniqi u vra të mërkurën në Prishtinë, rasti i tij po vazhdon të hetohet. /Insajderi.com