Përfundon seanca, nuk hidhet në votim rezoluta për debatin parlamentar rreth situatës ekonomike

Përfundon seanca, nuk hidhet në votim rezoluta për debatin parlamentar rreth situatës ekonomike

Rezoluta për debatin parlamentar rreth situatës ekonomike nuk është hedhur në votim gjatë seancës së sotme parlamentare, njofton Insajderi.

Për shkak të mungesës së kuorumit, rezoluta për debatin parlamentar rreth situatës ekonomike në vend nuk doli në votim.

Me këtë rast, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar për mbylljen e seancës.

Ajo nuk dha ndonjë datë për vazhdimin e kësaj seance. /Insajderi.com