Përfundon seanca për dialogun Kosovë-Serbi

Përfundon seanca për dialogun Kosovë-Serbi

Pas tetë orë debatesh, ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku ka raportuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.

Hoti ka dhënë disa detaje lidhur me dialogun, ndërsa, deputetët e opozitës e kanë akuzuar për mos transparencë dhe shkelje të kushtetutës në rastin e emërimit të Skender Hysenit, si koordinator.

Këtë e ka mohuar vet Hoti. Seanca u zhvilluar edhe me akuza e kundër akuza në mes pozitës dhe opozitës.

Kjo seancë është mbajtur me vetë insistimin e kryeministrit Hoti, i cili ka thënë që gjithçka që do të zhvillohet në procesin e negociatave me Serbinë do të jetë transparente për Kuvendin e Kosovës dhe qytetarët e vendit./Insajderi.com