
Ish-kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka dalur sot para Gjykatës Themelore të Pejës, Dega në Klinë.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.
“Sot është mbajt seanca në Gjykatën Themelore në Pejë-Dega në Klinë”, tha ajo për lajmi.net.
Zhuti theksoi se seanca e radhës është caktuar për datën 2 dhjetor 2020, në ora 10:00.
Sokol Bashota në maj të vitit 2019 u shpall fajtor për deklarim të rremë të pasurisë nga Gjykata Themelore në Pejë. /Insajderi.com