Përfundon seanca- S’ka kuorum për rezolutën mbi personat me nevoja të veçanta

Përfundon seanca- S’ka kuorum për rezolutën mbi personat me nevoja të veçanta

Debati parlamentar i deputetëve të Kuvendit të Kosovës për personat me nevoja të veçanta ka përfunduar, por që kuorum për rezulutën mbi këtë çështje nuk pati, njofton Insajderi.

Edhe pse gjatë tërë ditës kanë diskutuar, të zgjedhurit e popullit nuk kanë mundur të votojnë në fund rezolutën e iniciuesit të debatit, deputetit Fetah Rudi.

Vetëm 30 deputetë ishin prezentë në sallë, duke pamundësuar të hidhet në votim në seancën e sotme.

Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci, njoftoi se e njëjta do të hidhet në votim nesër, pas seancës së jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

”Në mungesë të kuorumit për votim nesër pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshëm menjëherë do të hidhet për votim edhe kjo projekt-rezolutë”, deklaroi ajo. /Insajderi.com