Përfundon takimi i Hotit me përfaqësuesit politik

Ka përfunduar raportimi i Avdullah Hotit për bisedimet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Samitin e Brukselit.

Përfundon takimi i Hotit me përfaqësuesit politik

Ka përfunduar takimi i liderëve i thirrur nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti për të raportuar rreth Samitit të Parisit.

Hoti në Bruksel është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas një pauze të gjatë mungesë dialogu në mes dy shteteve.

Në këtë takim nuk kanë marrë pjesë dy partitë opozitare; Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës – ky është takimi i dytë i thirrur nga Hoti që bojkotohet nga opozita.

Kryeministri vendit ditë më parë ka thënë se Kosova nuk do të hyjë në dialog teknik, pasi sipas tij çështje e diskutimit duhet të jetë njohja e ndërsjellit në mes Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.com/