
Ka përfunduar takimi i kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit dhe kandidates për presidente, Vjosa Osmanit me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Tema e diskutimit ka qenë konstituoimi i institucioneve të vendit.
Pas takimit dy përfaqësuesit e lsitës serbe nuk pranu an të japin prononcim për media.
Lista Serbe do të ketë dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës është thirrur për të hënën.
Ndërsa të premten pritet takimi i Kurtit e Osmanit me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. /Insajderi.com